Temperaturat e larta në Brazil, gjatë ndeshjeve të botërorit do këtë 3 min pushim

2015-08-22 0

BRAZIL - I nxehti që pritet të mbretërojë në Kampionatin Botëror "Brazili 2014? ka bërë që në këtë eveniment FIFA të toleroi një rregull të ri. Pas propozimit të Cesare Prandellit për 3 minuta pushim për lojtarët në fushë nëse në fushë rriten temperaturat, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së ka vendosur që gjatë ndeshjeve në Kampionatin botëror "Brazil 2014", ku temperatura do të jetë mbi 32 gradë dhe do të ketë 85 % lagështi, gjyqtarët mund të ndërpresë ndeshjen për 3 minuta në pjesën e parë në mënyrë që lojtarët të pushojnë. Në Botëror do të luhen 4 ndeshje në orën 13:00 me orën lokale dhe në shumë prej tyre pritet që temperaturat të jenë mbi 32 gradë. Më parë, Sindikata Botërore e Futbollistëve kishte kundërshtuar ashpër luajtjen e takimeve në orën 13:00 pasi në disa qytete që do të mirëpresin turneun lagështia shkon deri në 88% dhe temperatura arrin 35 gradë. Për kohën e pushimit do të vendoset nga një ekspert i FIFA në varësi të kushteve, gjithmonë nëse temperaturat do të jenë të larta. Vendimin e kanë pritur shumë mirë futbollistët e kombëtares së Italisë dhe trajneri Prandeli.

Free Traffic Exchange