Shkoder, debate per rrugen e Shirokes, Radovani: Duhet afat per punimet

2015-08-22 1

Afati i përmbylljes së punimeve të rrugës së Shirokës ka shkaktuar debate në mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, përfaqësuese të firmës ndërtuese dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Shkodër. Ka qenë prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, i cili ka kërkuar një afat përfundimtar të mbarimit të punimeve.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, ka theksuar se fundi i muajit tetor të këtij viti pritet të shënojë edhe përfundimin e rikonstruksionit të këtij aksi.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, i shoqëruar nga prefekti i Shkodrës Paulin Radovani dhe kryetari i bashkisë Lorenc Luka, kanë inspektuar këtë të martë punimet e rrugës së Shirokës. Qëllimi i këtij inspektimi lidhej me verifikimin në terren të ecurisë së punimeve, si dhe miratimin e disa ndryshimeve që do të pësoje projekti fillestar.

Free Traffic Exchange