PRISHTINE- Liderët e opozitës ës Kosovës, pa Vetëvendosjen, firmosin marrëveshjen e "bashkimit" duke rrëzuar nga posti kryeministror Hashim Thaçin, i dalë fitues nga zgjedhjet e parakohshme të 8 Qershorit, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.
Këtë të martë Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, kundërshtari direkt i Thacit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma për Kosovën e Limajt dhe e Jakup Krasniqit nënshkruan marrëveshjen mes tyre, duke i lënë drejtimin e vendit Ramush Haradinajt, si kreu i qeverisë, të cilësuar në këtë marrëveshje, si "qeveria e kthimit të shpresës".
Sipas marrëveshjes së firmosur nga krerët e të tre partive, kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, e poashtu edhe Presidenti sipas Kushtetutës. Ndërsa Fatmir Limaj i Nismën do të marrë postin e zv/kryeministrit.
Më këtë marrëveshje krijohet një shumicë e re parlamentare pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, dhe Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës, kalon në opozitë.
"Ne bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë për kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. NISMA do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër, të gjitha përgjegjësitë tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend", deklaron në AAK shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e fundit Agim Veliu.
-