Kosovë, Opozita dërgon Thaçin në shtëpi, Haradinaj në krye të Qeverisë. Ja marrëveshja

2015-08-22 0

Prishtine- Opozita bashkon forcat dhe firmos një marrëveshje që përjashton Hashim Thaçin nga posti i kryeministrit duke krijuar një shumicë të re pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Ora News disponon një kopje të marrëveshjes ku shkruhet se "Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit t'i japin një qeveri të kthimit të shpresës."
"Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit," shkruan Ramush Haradinaj në rrjetin social duke njoftuar marrëveshjen.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/