Hartimi i një strategjie të përbashkët bashkëpunimi me Kuvajtin dhe intensifikimi i kontakteve do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo është tema e diskutuar me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Marzouq Ali Al-Ghanim gjatë vizitës që kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar në Kuvajt. Meta shoqërohej nga delegacioni i përbërë nga Nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kuvajt, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Musa Ulqini.
Duke falënderuar Kuvajtin për mbështetjen nda Shqipërisë, Meta u shpreh se Kuvendi mbështet fort forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër e ftoi Al-Ghanim të vizitojë Shqipërinë së shpejti, ftesë e cila u prit me kënaqësi.