A1 Report - Ngeli në provim, 23-vjeçarja hidhet nga kati i 17 i "Sky Tower"

2015-08-22 5

TIRANE - Një vajzë 23-vjeçare nga Fieri, është hedhur nga kati i 17 i "Sky Tower" në kryeqytet. 23-vjeçarja Iris Belba, e cila ka vendosur t'i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, mësohet se ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. "Sky Tower" ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë ngelja në një provim.

Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para "Sky Tower" dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë dritash.

E teksa hetimet mbeten të hapura, ngjarja ka shokuar për afro 30 minuta banorë të kryeqytetit dhe kalimtarë në zonën e ish-Bllokut, ku menjëherë pas ngjarjes njoftuan policinë për çka kishte ndodhur. Të shoqëruar në polici në këto momente ndodhen 2 shoqet e studentes 23-vjeçare e cila u vetëflijua.

Burime nga grupi hetimore bënë me dije për "A1 Report", se pas ekzaminimit të ambienteve të bar kafes ku vajza ka qëndruar për afro 1 orë është gjetur çanta e saj me sende personale, si dhe telefoni i saj celular.

Aktualisht janë njoftuar familjarët, ndërsa trupi i të resë është dërguar në morgun e kryeqytetit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Free Traffic Exchange