A1 Report - Në vendgjarje dhe shoqja e viktimes

2015-08-22 20

TIRANE - Hidhet një e vajzë nga kati i 17 i Sky Tower. A1 RERPORT mëson se bëhet fjalë për 23 vjeçaren Iris Belba, e cila ka vendosur t'i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, por ngjarja sapo është shënuar dhe informacionet dhe motivet e këtij veprimi janë ende të paqarta. Policia në vendngjarje.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se e reja është vetëhedhur...por megjithatë hetimet e policisë do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Sky Tower ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet.

Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para Kullës Sky dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë dritash.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambjentet e Sky Tower dhe është hedhur nga tarraca e Kullës. Gazetarët e A1 REPORT mësojnë se Iris Belba është me origjinë nga Fieri por jetonte në rrugën "Bajram Curri" në Tiranë.

Menjëherë pas mësimit të ngjarjes tragjike në vendngjarje ka mbërritur mikja më e ngushtë e 23-vjeçares. Ajo është shoqëruar nga forcat blu të kryeqytetit për të dhënë dëshminë e saj dhe për të mësuar nëse Iris Belba ishte e vetme apo ndoshta në një nga kafet e Sky Tower atë mund ta prisnin persona të tjerë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran--nj--vajz--23-vje-are-hidhet-nga-kati-i-9-i-sky-tower-219228.html#sthash.HgiBIEEq.dpuf