A1 Report - Kunder HEC, banorët sulmojnë kompaninë, 200 mijë euro dëm

2015-08-22 0

BULQIZE - Kundërshti e fortë dhe e dhunshme është hasur nga qindra banorë të fshatit Valikardhë në Bulqizë për ndërtimin e HEC-it në këtë zonë, i cili sipas tyre rrezikon të lërë pa ujë disa fshatra.

Gjithçka ka nisur gjatë orëve të mbrëmjes së të Hënës, kur banorët jo vetëm patën konfrontime fizike me punëonjësit e HEC-t, por shkatërruan dhe dhe goditën me gurë godinat e kësaj kompanie, dogjën kampin e punëtorëve dhe tentuan të godasin dhe disa nga mjetet e kompanisë.

Për situatën në fjalë policia shoqëroi në komisariat pesë fshatarë të zonës. Edhe pse sipas banorëve mbajta në komisariatin e Bulqizës është e padrejtës, ata paralajmërojnë se nuk do t'i ndërpresin protestat pa largimin e firmës dhe pa ndërprerjen e punimeve për ngritjen e HEC-it.

Avokati i firmës ndërtuese të Hidrocentralit flet për 200 mijë euro dëm të shkaktuar nga protestuesit, e nëse pretendimet e tij do të vërtetohen, atëherë shihen dhe përmasat e sulmit që banorët e fshatrave të komunës Zerqan, kanë bërë ndaj firmës dhe punëtorëve të saj.

Gjatë orëve të mbrëmjes në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët ndërhynë për qetësimin e situatës, ndërsa grupi hetimor nisi verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga protestuesit.