Veteranët e futbollit zbresin në fushë, Luftëtari -- Janina takim pas 24-vitesh ne Gjirokastër

2015-08-22 3

Një ndeshje e veçantë futbolli ka zbritur në stadiumin e futbollit të Gjirokastrës, pas më shumë se 24 vitesh, ish futbollistë të njohur të skuadrës së Luftëtarit dhe asaj të Janinës.
Edhe pse shumë prej të pranishmëve prisnin të rishihnin në fushë ikonën e futbollit gjirokastrit dhe kombëtar, Sefedin Braho, ai ka drejtuar nga pankina ekipin e futbollistëve veteranë të Gjirokastrës.
Ndeshja miqësore e futbollit Luftëtari -- Janina, ka rikthyer në fushë emra si Boni, Liti, Shoni, Angoni, Lamaj, Çenko, Grabova e Anastasi, dhe pas më shumë se 33 vitesh, futbollistin e njohur, Thodhori Kalluci.
Takimi miqësor zhvillohet në vazhdën e një sërë veprimtarishë që dy qytetet kufitare zhvillojnë mes tyre, por ai që ka ndikuar dukshëm në realizimin e këtij takimi duket se ka qenë futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Arjan Bellai, i cili prej shumë vitesh është një prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Janinës.
Ndeshja miqësore ka përfunduar me fitoren e ekipit të Janinës me rezultatin 4 - 3.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/