Tre vjet pasi erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin madhor të ndërtimit të Tramit, Lulzim Basha prezanton projektin për ndërtimin e këtij Trami të linjës Kombinat-kinostudio. Lulzim Basha e konsideroi projektin e Tramit si një baze të ndërtimit të Tiranës Europiane. Basha deklaroi se Bashkia është gati të nisë zbatimi i projektit, por duhet vullnet i mirë nga ana e qeverisë.
"Ështqë një kënaqësi e madhe të jemi këtu për të jetësuar atë çfarë 3 vite më parë e premtuam, ndoshta disa të tjerë, madhje edhe dashamirës e mosbesuan , por sot ka mbëritur finalzimi i projektit të tramit.", tha Basha.
"3 vite më parë shpalla synimin tim për zhvillimin e qytetit afatgjatë me përmasa metropolitan duke përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe duke hedhur bazat e Tiranës europiane."
Basha: Nëse qeveria ka vullnet ne jemi gati të nisëm zbatimin e projektit
"Unë jam optimist për jetësimin e këtij projekti duke u mbështetur edhe të besimi i qytetarëve të Tiranës. Ndaj sot jam para jush, në këtë prezantim të projekteit të parë të linjës së parë të Tramit. Për realizimin e këtij projekti ka interes nga kompani të vendeve të ndryshme të botës. Me pak vullnet të mirë të qeverisë, Bashkia e Tiranës është që sot gati të nisë zbatimin e këtij projekti që do të ndryshojë jetën e qindra dhe mijëra qytetarëve.Falenderoj me këtë rast qeverinë franceze dhe ambasadën për besimin që treguan duke thënë një grant prej 720 mijë euro me anë të cilës u krye studimi dhe projekti i linjës"
Basha: Me Tram, Kombinat- Kinostudio në 24 minuta
"Transporti me tram do të përgjysmojë kohën e udhëtimit, intinerari Kombinat-Kinostudio do të përshkohet për 24 minuta pasi linjat e Tramit janë ta papenguara nga trafiku. Transporti me tram do të ulë koston e transportit në qytet dhe do të ofrojë një shërbim shumë më cilësor i cili orjenton shumë qytetarë drejt përdorimit të transportit publik".
Basha: Komoditet dhe çmime të përballueshme
"Linja që ka një gjatësi prej 9 km në fazën e parë do të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspective dyfishimi deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme. Kostoja e transportit sipas studimit parashikohet deri në 50 lekë për persona, ndërsa shërbimi i mesatarizuar duke përfshirë edhe shërbimet e aboneve mujorë apo vjetore është 41 lekë për person. Ka qenë synimi jonë që përvec shërbimit komod ofrojmë edhe çmime të përballueshme për qytetarët tanë."
Kosotoja e projektit 120-155.5 mln euro
"Kosotoja e projektit vlerësohet mes të jetë në rendin mes 120-155.5 milionë euro. Realizimi parashikohet me konçesion ose partneritet publik privat, ku partneri publik është natyrisht Bashkia e Tiranës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/