Lezhë-Zgjidhja që ka dhënë Bashkia e Lezhës për 350 tregtarët e këtij qyteti, i ka përçarë këta të fundit të cilët nuk janë të gjithë dakord për të paguar 75 mijë lekë të vjetra në muaj ashtu siç ka kërkuar bashkia. Ata vazhdojnë të qëndrojnë sërish të ngujuar në ambientet e tregut duke deklaruar se kjo taksë është tepër e lartë, duke e krahasuar me të ardhurat që ata sigurojnë. Disa prej tyre thonë se janë dakord me këtë propozim të bashkisë, çka ka sjellë edhe momente tensioni midis tregtarëve.
Kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj ka dekluar se kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin, pasi këta tregtarë nuk mund të vazhdojnë më punen pa paguar taksat.
"Ne jemi në tratativa edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, thashë ngërçi ligjor ekziston, por kam përshtypje se në këto kushte dhe në këtë situatë të rënduar mendoj se do ishte zgjidhja më e pranueshme nga të gjitha palët", tha Tushaj
Pasditën e djeshme Bashkia e Lezhës ka shpërndarë disa njoftime ku thuhet se tregtarët duhet të paguajne 75 mijë lek në muaj taksë duke u trajtuar si tregtarë ambulant.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/