Lufta ndaj mushkonjave në bregdet, nis procesi i dezinsektimit në Shëngjin

2015-08-22 0

Nis procesi i dezinsektimit të mushkonjave në Shëngjin, ku e gjithë zona bregdetare ka nisur të spërkatet për eleminimin e larvave.
Aktualisht janë identifikuar zonat problematike ku është operuar për dezinsektimin e tyre.
Elton Rogozi, specialist pranë Institutit të Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se me këtë ndërhyrje do të ulet ndjeshëm prania e mushkonjave gjatë sezonit e për pasojë do të ulet edhe shqetësimi që do të kenë pushuesit.
Për të realizuar një ndërhyrje të plotë, përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Lezhë kanë apeluar ndaj qytetarëve që të raportojnë për çdo vatër që nuk mund të jetë evidentuar.
Në aksionin e nisur dje në Shëngjin për dezinsektimin ndaj mushkonjave po përdoren mjete të ndryshme në varësi të zonës ku kishte prani larvash. Probleme jo pak të vogla ishin edhe në qendër të Shëngjinit, kryesisht në pallatet që ende nuk kanë përfunduar si dhe disa pika ku kishte derdhje të ujërave të zeza.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange