Turizëm përreth malit të Tomorrit, në komunën Roshnik pushime komplekse

2015-08-22 4

Resurset e zonës së malit Tomorr, në komunën Roshnik, në rrethin e Beratit, shihen si një mundësi mjaft e mirë turizmi për zhvillimin e zonës.
E shtrirë rrëzë Tomorrit, kjo komunë ka se çfarë ti ofrojë vizitorit të huaj e vendas. E njohur për historinë e saj me famë, për "Qyprillinjtë e Rroshnikut", klimën e favorshme rrëzë malit, apo edhe prodhimet bio, komuna shpalos në këto ditë të bukura vere edhe bukuritë e saj natyrore, që tërheqin vëmendjen e çdo vizitori.
Për të dytin vit, komuna ka shpallur çeljen e sezonit turistik, ku kryekomunari i Rroshnikut, Petrit Fiska, ka theksuar se më shumë duhet të organizojmë evente të tilla për të njohur vlerat që kjo komunë ka në mbarë vendin pse jo dhe më tej.
Vendet plot gjelbërim e të paeksploruara, uji i kristaltë i ujvarave që zbresin nga mali, prodhimet blegtorale e bujqësore, e bëjnë Rroshnikun nga një komunë e harruar vite më parë, në një zonë të rëndësishme me prioritete në zhvillimin e turizmit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange