Shkarkimi i Xhukës në Kushtetuese, PD: Kuvendi po vonon qëllimisht seancën

2015-08-22 1

Tirane- Gjykata Kushtetuese shtyu për më 26 qershor shqyrtim kërkesën e PD-së për shpalljen e pavlefshme të seancës parlamentare që shkarkoi nga posti i kryetares së ILDKP-së Zana Xhukën dhe emëroi Shkëlqim Ganin.
PD thotë se në atë seancë parlamentare është bërë një shkelje e rëndë Kushtetuese.
Por seanca ku ishte parashikaur të merrej në shqyrtim kërkesa e PD-së u shty për shkak se nga Kuvendi nuk kishte asnjë përfaqësues ligjor.
Kuvendi kishte dërguar një shkresë ku argumentonte arsyet pse nuk mund të ishin të pranishëm në seancë.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja tha se: Përfaqësuesit juridik të Parlamentit i kishin dërguar një letër ku argumentonin mos prezantimin e tyre në seancë, pasi si përfaqësuesi ligjor i emëruar nga Kuvendi ashtu dhe sekretarja e përgjithshme ishin jashtë shtetit dhe për këtë arsye kërkonin shtyrjen e seancës.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese tha se kjo kërkesë nuk qëndronte por për efekt të dëgjimit të palëve do të shtynte seancën për më 26 qershor.
Për PD-në, e cila në seancë përfaqësohej nga Oerd Bylykbashi ky veprim i Kuvendit është i qëllimshëm pasi do të shtyjë sa më gjatë shqyrtimin e kërkesës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange