Bulqizë, banorët kundër ndërtimit të HEC-it sulmojnë kompaninë, dëmi 200 mije euro

2015-08-22 1

Bulqizë-Banorë të cilët janë kundër ndërtimit të HEC-it gjatë orëve të vona të natës janë irrituar duke sulmuar kompaninë që kërkon të ndërtojë HEC-in. Banorët e Valikardhit kanë filluar sulmin me mjete të forta duke filluar nga diga dhë kanë përfunduar në zyrat e kompanisë "Dardania" Sipas firmës dëmi i shkaktuar nga sulmet e banorëve arrin shifrën deri në 200 mijë euro, por nga ana e grupit hetimor kjo shifër duhet të verifikohet.
"Sulmi ka filluar që në mëngjes në digë dhe ka përfunduar sot. Nuk është vënë flaka por ka nodhur shkatërrime me mjetë të forta, kanë përmbysur dy makina. Punëtorët nuk janë sulmuar po ka pasur shumë dëme. Policia është njoftuar pas orës 00:00. Shoqëria Dardania është përballur me një sulm, nuk është bërë asnjë arrestim nga ana e policisë", është shprehur një përfaqësues i kompaniësë.
Të pyetur nga mediat banorët kanë thënë se janë irrituar sepse policia kishte shoqëruar 5 banorë padrejtësisht. Ata janë shprehur të bindur se nuk do të lejojnë ndërtimin e HEC-it pasi do të kenë mungesë të ujit të pijshëm por edhe për vaditje.
"Duan të na marrin ujin, jemi ankuar te qeveria nuk është marrë asnjë masë. Firma ka para dhe kërkon të na marrë ujin. Policia na ka arrestuar 5 shokë dhe në prandaj jemi këtu. Në me këtë ujë jetojmë. Nuk duan tja dinë për popullin nëse ka apo nuk ka bukë për të ngrënë. Në do të vazhdojmë qëndresën tonë. Nuk do të lejojmë që të vënë dorë, ne më këtë ujë jetojmë", është shprehur një prej banorëve.
Banorët kanë fajsuar projektuesit e HEC-it dhe kryetarin e komunës për këtë fatkeqësi kaq të madhe siç e quajnë ata.
"Jemi mbledhur për një fatkeqësi që i kanoset kësaj rini. Ujë për të pirë dhe vaditur nuk do kenë. Kjo është një fatkeqësi e madhe. Projektuesit dhe zbatuesit duhet të ndëshkohen rëndë. Në jemi të detyruar ose të vdesim ose të protestojme, sepse në po kërkojmë bukën e gojës dhe ujin. Këto janë pasojat e kryetarit të komunës dhe projektuesve".
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/