Veliaj:Me kushtet qe ka Shqiperia sot, taksat nuk duhet te rriten

2015-08-22 0

ELBASAN - Në një takim që ka zhvilluar në qytetin e Elbasanit për ndihmën sociale ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka deklaruar se "Me kushtet që ka Shqipëria sot, nuk duhet të rriten taksat dhe e vetmja zgjidhje është të mirë administrojmë taksat që mbledhim nga subjektet e ndryshme"

Më tej ministri Veliaj tha se "Shqipëria solidare do të jetë emri i ndihmës ekonomike. Kjo do të thotë që disa që janë në punë paguajnë për ato që janë pa punë.
Ministri Veliaj gjatë takimit ka përmendur edhe faktin se me anë të dixhitalizimit ndihma ekonomike do të shpërndahet më mirë pasi çdo person rezulton i regjistruar nëse ka makinë, punë apo udhëtime për jashtë shtetit.

"Duke filluar nga ky muaj ndihmën do ta marrin vetëm gratë, pasi 90% e grave e shpenzojnë këtë ndihmë për familjen", - tha Veliaj duket shtuar se "Çdo familje që trajtohet me ndihmën ekonomike dhe ka një fëmijë në arsimin e detyruar, atëherë ne do t'i paguajmë një buxhet ekstra për ta nxjerrë nga varfëria e dijes".