TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se daj efektivëve blu të niveleve të ndryshme sipas ministrit janë regjistruar 154 kallëzime penale nga SHKB-ja gjatë qeverisë së re duke shtuar se se për shkëputjen e policisë nga krimi nevojiten pastrime.
Duke folur në diskutimet e projektligji të ri të SHKB-së në Komisionin e Ligjeve, ministri Tahiri tha se policët nuk duhet të kontrollojnë kolegët e tyre pasi sipas tij kjo nuk garanton transparencë. Fjala e plotë e Ministrit Tahiri në Komisionin e Ligjeve
SIpas tij në të kaluarën SHKB-ja është përdorur politikisht nga drejtuesit ndërsa shtoi se Shërbimi Kontrollit të Brendshëm duhet të jetë apolitik dhe demokratik. Ministri bëri të ditur se shumë persona nuk e justifikojnë pasurinë dhe ndaj tyre do të nisë një hetim i plotë.
Ai tha se projektligji i ri është një model i Bashkimit Evropian dhe që synon të kthejë besimin e qytetarëve tek policia. Ministri i Brendshëm tha se ligji i ri i SHKB-së krahas garantimit të të drejtave për punonjësit e policisë, i jep vëmendje edhe trajtimit të ankesave të qytetarëve.
Tahiri--qytetarëve: Denonconi abuzimet e policisë do i verifikojmë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve nismën e re të qeverisë, për kontrollin e policisë, me anë të strukturës së re që do të quhet "Shërbimi i Ankesave dhe Çështjet e Brendshme". Tahiri gjatë prezantimit të ligjit, tha se thelbi i ndryshimit është kontroll civil mbi policinë, në ndryshim nga ligji i kaluar kur një grup policie kontrollonte një tjetër.
"Ndërkohë, me ligjin e ri, Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme kthehet më së pari në një mekanizëm në dorë të qytetarëve, duke siguruar një platformë të konsoliduar komunikimi konstant me qytetarët, për të adresuar ankesat e tyre dhe për të monitoruar vazhdimisht punën e punonjësve të Policisë së Shtetit", tha Tahiri.
Por opozita me anë të deputetit Eduard Halimi, ngriti shqetësimin se drejtorin e SHKB-së e zgjedh ministri çka rrezikon politizimin e kësaj drejtorie. Madje Halimi propozoi që një kusht për drejtorin e ri, të jetë mos angazhimi në asnjë parti politike në 4 vitet e fundit. Kritika që u hodhën poshtë nga ministri Tahiri, sipas të cilit çdo ankesë që do të kenë qytetarët do merret në shqyrtim nga strukturat e policisë.
Por kundërshti në lidhje me zgjedhjen e kreut të institucionin, patën edhe deputetë të mazhorancës ku Bashkim Fino, deklaroi se duhet një detajim më i saktë i akteve nënligjore, pasi ministri nuk mund të ketë kaq shumë kompetenca. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/tahiri-nis-reformimin-e-shkb-154-ish-efektiv--t--kall-zuar-218964.html#sthash.EDY9Drz3.dpuf