SHBA, njeriu më i vjetër në botë, 111 vjeçari Alexandër Imich, ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në New York të dielën.
Alexander Imich, i cili ka lindur në Poloni në vitin 1903 emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950.
Ai mbushi në shkurt, 111 vjeç dhe mori titullin "Burri më i vjetër që jeton" në maj nga Rekodet Guinness.
Imich nuk kishte fëmijë edhe pse e jetoi gjatë jetën e tij.
Me vdekjen e Imich, burri më i vjetër në botë që jeton tashmë është japonezi Sakari Momoi, i cili ka lindur në 5 shkurt 1903, disa muaj më i vogël se Imich.
Gruaja më e vjetër në botë, jeton në Japoni. Ajo quhet Misao Okawa dhe është 116.