Thaçi feston fitoren

2015-08-22 1

PDK-ja edhe zyrtarisht është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, "Misioni i Ri" i udhëhequr nga PDK-ja e Hashim Thaçit ka fituar 30.92 për qind të votave, ndërsa pasojnë partitë opozitare, LDK-ja me 25.84 për qind, Vetëvendosja 13.57 për qind, AAK-ja 9.53 kurse NISMA e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt 5.29 për qind të votave. Partia e Behxhet Pacollit, AKR-ja nuk ka arritur të kaloj pragun elektoral dhe nuk do të ketë asnjë deputet në Kuvendin e ri të Kosovës. Partitë e komuniteteve pakicë po ashtu nuk kaluan pragun zgjedhor, por ato kanë të garantuara 20 vende deputetësh, 10 për serbët dhe 10 për pakicat tjera. Kryeministri Thaçi në paraqitjen para simpatizantëve të partisë së tij tha se është i kënaqur nga rezultati dhe se Kosova duhet të jetë krenare me këto zgjedhje të cilat i cilësoi si skandinave.

"Kosova është krenare. Ishin zgjedhjet që u përqendruam në qytetarët tanë. Ishin zgjedhje, në të cilat, qytetarët vendosën për modelin e shtetit në të cilin ata dëshirojnë të jetojnë. Ishin zgjedhje pozitive dhe korrekte. Të lira dhe demokratike", deklaroi Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, mandati për formimin e qeverisë së re pritet ti jepet kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi. Sipas njohësve të çështjeve politike Thaçi duhet të bëj një koalicion më të gjerë për të siguruar qeverisjen e vendit. Përveç partive të minoriteteve që kanë 20 deputet, PDK-ja duhet përfshijë në qeveri edhe ndonjërën nga partitë opozitare. Tani për tani përveç Fatmir Limajt të lëvizjes 'Nisma për Kosovën' që ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në qeveri, partitë tjera opozitare nuk janë deklaruar edhe pse në opsion është edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt. Ndryshe, zgjedhjet e djeshme janë vlerësuar të rregullta dhe pa probleme të theksuara, derisa të gjitha partitë politike në një mënyrë e kanë pranuar rezultatet. Adrian Kerimi

Free Traffic Exchange