Korrupsioni ne administrate, mbrojtje e shperblim per ate qe denoncon

2015-08-22 2

Projektligji që synon të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë, u konsultua sot në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Zv/ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi vlerësoi vullnetin e qeverisë për të ndërtuar në një kohë të shpejtë ligjin e ri.

"Objekti që trajtohet në këtë pr/ligj është thelbësorë për të garantuar punonjësit e administratës. Kjo është tryeza e parë, që do të pasohet nga një dytë në korrik. Më tej, në shtator ky draft do i paraqitet Këshillit të Ministrave për miratim dhe nga aty do ti kalohet për shqyrtim Kuvendit, prandaj ju ftojë të gjithë të shfrytëzojmë sa më mirë kohën për të dhënë dhe marrë sugjerimet e nevojshme që ligji të qasë të gjithë dhe të vi në ndihëm të të gjithëve", tha Edlir Peçi, Zv/ministër i Drejtësisë.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit tha se "ky projektligj duhet promovuar me forcë dhe nuk duhet të mbetet në letër, por të zbatohet plotësisht.

Mbretëria e Holandës nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë mbështet qeverinë shqiptare për hartimin e këtij projektligji i cili do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë.

Free Traffic Exchange