TIRANE - Qeveria prezantoi paketën e masave për çeljen e sezonit turistik veror, kryefjalë e së cilës është "plazhe të pastra". Kryeministri Rama tha se puna për t'i ofruar pushuesve një plazh të pastër ka nisur që në dimër me "çlirimin" nga plehrat të të gjithë territoreve kur pritet të vijën turistë.
"Nuk besoj se ka ndonjë gjë për të festuar për qeverinë dhe kryeministrin kur fillon sezoni turistik siç fatkeqësisht tradita ka qenë, dhe as nuk do të premtoj çudira sepse besoj që edhe kjo do të ndryshojë. Sa herë filolon vapa qeveria është bërë zakon të shfaqet për të premtuar cudira dhe për të folur për mrekullira që do të ndodhin në sezonin turistik, ndërkohë që për ne fillon si një sfidë e parë për një qasje të re dhe një cilësi të re të turizmit në vend. Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi pavarësisht gjithë pengesave që i ka krijuar robi funksionon falë bujarisë që ka pasur Zoti me këtë vend të bekuar që i ka të gjitha ato që i duhen për të qenë një histori suksesi në fushën e turizmit, ne kemi nisur punën që në dimër me pastrimin e çlirimin e gjithë territoreve ku pritet të vijnë turistët nga plehrat. Të kemi më në fund plazhe të pastra, rrugë nacionale të pastra, një fillim të ri në raportin mes turistit dhe vetë plazhit dhe natyrës. Është bërë një plan i detajuar, civil dhe ushtarak, por një plan mirëfilli ushtarak në kuptimin e përpikmërisë së ndarjes së forcave në gjithë hartën turistike të Shqipërisë. Nuk flas vetëm për FA por edhe të tjera forca që do t'i bashkangjiten non stop këtij operacioni. Sot FA janë të justifikuara dhe plotësisht të respektuara të marrin pjesë në një operacion të kësaj natyre sepse emergjenca e plehrave në Shqipëri nuk është aspak më e vogël se ajo e përmbytjeve dhe tërmeteve. Pavarësisht se kemi pasur që qeveri që jo vetëm si kanë bërë përshtypje plehrat por është ndjerë edhe mirë mes plehrave", tha Rama.
Rama: Fund plazheve 100 % private, i rikthejmë detin shqiptarëve
"Ne kemi marrë një vendim qeverie dhe do të ndajmë qartësisht territoret dhe përgjegjësitë. Nuk do të ketë asnjë plazh ku 100 % ligjin do ta bëjë private. Privati do të marrë një kontratë me pushtetin vendor të drejtën për ta shfrytëzuar një pjesë të kuadratit që do të mirëmbajë. Do të pastrojë edhe pjesën ku do të vë shezllone dhe cadra edhe pjesën ku nuk do të ketë shezllon. Historia e shqiptarit që të prekë rënë e det duhet të paguajë lekë do të marrë fund. E di që do të ketë edhe konflikte me psuhtetin vendor që e kanë trajtuar plazhin në mënyrën më të patolerueshme, por ne nuk do të tolerojmë asnjë. Plazhet janë të cdo shqiptari pa detyrim që të paguajë para që të shkojë nëpërmjet plazhit dhe të futet në det.