Vlorë, Kokëdhima për kreun e Qarkut Vlorë

2015-08-22 2

VLORE - 5 ditë pas emërimit të Sadrit Danaj kryetar të kwshillit tw Qarkut Vlorë, deputeti Koço Kokëdhima, gjatë vizitës në panairin levizës në këtë qytet, e ka cilësuar emërimin e tij jo vetëm si të drejtë e të domosdoshëm, por edhe të vonuar. Sipas Kokëdhimës, me emërimin e Danaj u vendos në vend një e drejtë e Partisë Socialiste dhe e koalicionit të majtë, pasi sipas tij PS ka shumicën në këshill.

Ndërkohë sa I përket akuzave të opozitës, lidhur me përfshirjen e Danaj në një histori mafioze rrëmbimi, në vitin 2001 në Itali, kokëdhima është shprehur se akuza të tilla janë vecse shpifje, pasi dëshmia e tij e penalitetit siguruar në ministrinë e drejtësisë në Itali, rezulton e pastër.

Sa i përket panairit lëvizës në Vlorë, Kokëdhima tha se organizime të tilla tregojnë vëmendjen e qeverisë ndaj biznesit dhe zhvillit të ekonomisë.