Plazhe të pastra, Rama: Të rrisim ndërgjegjësimin, ndryshe as NATO s'ka çfarë ti bëjë

2015-08-22 5

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një sfidë kthimin e Shqipërisë në një vend turistik europian mesdhetar. Dhe për këtë duhet nëj punë e madhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve pasi nëse nuk bëhet kjo edhe sikur NATO të vijë këtu me të gjithë forcat e ka të pamundur të mbajë gjithë vijën bregdetare të pastër.
"Na duhet me patjetër të fitojmë sfidën e një vendi turistik, të një vendi turistik europian mesdhetar.Duhet t'i kthejmë plazheve pastërtinë nga plehrat dhe mbeturinat dhe sigurisht për këtë duhet bashkëpunim. Sepse edhe sikur NATO të vij këtu, me të gjitha forcat, e ka të pamundur ta mbajë gjithë vijën bregdetare të pastër, në rast se çdo njëri çfarë ka në dorë e hedh në rërë. Është një plan i plotë dhe kam përshtypjen se ne do mund të bëjmë një bilanc pozitiv dhe jam i bindur që do mësojmë nga gabimet e pashmangshme kur bëhet diçka e re. Nëse fitojmë sfidën, luftën e të qënit bashkë në luftën kundër plehrave,atëhere kemi bërë një hap para për një Shqipëri tjetër në sytë e botës" tha Rama sot në prezantimin e planit të masave për sezonin turistik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/