Ekspozita "Art kolor", mbledh fëmijët më të talentuar nga Berati dhe Tirana

2015-08-22 5

Konkursi "Art kolor", i kthyer tashmë në një histori të suksesshme për botën e fëmijëve në artin e pikturës, ka organizuar këtë vit kompeticionin e përvitshëm.
Fëmijëve të qytetit të Beratit i janë bashkuar këtë vit dhe fëmijë të talentuar nga kryeqyteti, të cilët kanë prezantuar krijimiet e tyre në konkursin, "Art kolor".
Prindër, mësues e fëmijë, kanë ndjekur nga afër ekspozitën e fëmijëve, me një larmi ngjyrash e forma, që dëshmon faktin se ky qytet ka talente që me të drejtë janë vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare.
Drejtori i galerisë së arteve "Eduart Lear", Nezir Ago, pasi bëri një rezyme të pjesëmarrjes së fëmijëve në këtë ekspozitë, falenderoi bashkinë e qytetit që po mban gjallë me mbështetje financiare këtë event të rëndësishëm.
Jani Kumati, mësuesi i fëmijëve, të grupit të "Art kolor", grup nga i cili çdo vit një fëmijë është shpallur si më i talentuari në të gjithë botën, vlerësoi se këta nxënës janë më të mirët ndër gjithë shkollat e qytetit dhe se Berati ka kështu të sigurtë se në të ardhmen do të vazhdojë të ketë talente në pikturë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange