Qindra njerëz janë mbledhur në stadiumin Aztecan në Mexico City në një aktivitet masiv për të shkëmbyr ngjitësa për albumin e futbollistëve. Shumë të rinj, tifozë futbolli mbushën stadiumin në kërkim të figurave të fundit që u kishin mbetur për të plotësuar albumin e këtij edicioni futbollistik, Brazil 2014 Panini.
Organizuesit mundësuan për të gjithë të pranishmit karta ku mund të shkruanin figurat që u mungonin dhe nga ana tjetër kishte ofrues për t'i shkëmbyer me to. Shumë prej fansave u ulën në tokë duke kontrolluar për të gjetur figurat e tyre të mbetura pa plotësuar.
Pjesmarrësve ju kërkua të ishin të kujdesshëm dhe të komunikueshëm me pjesmarrësit e tjerë, për të shmangur çdo konflikt të mundshëm.
Një prej pjesmarrësve, i quajtur Carlos Bravo, të cilit i mungonin vetëm 5 figurat e fundit, tha se mbledhja e figurave dhe plotësimi i albumeve me futbollistë ishte një traditë e vjetër që e kishte praktikuar që fëmijë dhe se ishte i lumtur që ky aktivitet kaq i madh po zhvillohej për herë të parë me këto përmasa. "Është një ndihmë shumë e madhe për të apasionuarit pas këtij sporti të shkëmbejnë figurat midis tyre, pasi ndonëse nuk njihemi jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo për të përmbushur këtë "mision".
Ky event mblodhi njerëz të të gjithë moshave ndërsa të gjithë fansat mezi po presin nisjen e turneut këtë javë. Fansja Karemi Guerrero e cila ka ardhur me të gjithë familjen e saj në këtë event tha se i pëlqen shumë ideja e një bashkëpunimi të tillë gjigand për të shkëmbyer figurat që u mungojnë dhe se do t'i pëlqente që të realizohej sërisht në edicionet e tjera.
Kupa e Botës starton me 12 qershor në Corinthians Arena në Sao Paulo mes Brazilit dhe Kroacisë.