Lezhë, tregtarët mbyllin dyert e tregut, kërcënojnë me grevë urie

2015-08-22 0

Lezhe-Asnjë zgjidhje nuk është dhënë për 350 tregtarët në Lezhë të cilët qëndrojnë të ngujuar prej 5 ditësh në ambientet e tregut, kundër taksave të reja që janë vendosur ndaj tyre.
Takimi i planifikuar me kreun e Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj është anuluar, kjo për shkak se kërkesat e tregtarëve nuk janë pranuar nga drejtuesit e Tatimeve.
Megjithëse kryebashkiaku Tushaj mori iniciativen diten e djeshme pas një takimi me tregtarët se do të negociojë për të zgjidhur problemin e tyre kjo nuk u arrit, pasi Tatimet janë të vendosur që këta tregtarë duhet të regjistrohen si biznes dhe të paguajnë taksat.
Kjo përgjigje negative i ka irrituar më tepër tregtarët të cilët kanë, kanë mbyllur dyert e tregut duke mos lejuar asnjë përson që të deportojë brenda, ndërsa pritet që të hynë në grevë urie.
Janë rreth 350 tregtarë që janë ngujuar në ambjentet e tregut prej disa ditësh, ndërsa ata ditën e sotme kanë marrë një tjetër masë ekstreme duke mos lejuar asnjë përson që të hyjë brenda tregut pa miratimin e tyre.
Ditët e fundit tregtarët, më së shumti femra, kanë shfaqur problem serioze shëndetësore. Për shkak të temperaturave të larta, disa prej grave janë dërguar për shërbim mjekësor në spital.
Në mbështetje të tyre, ka qënë deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili është takuar dje me tregëtarët dhe ka ofruar mbështetjen e tij. Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI Gjovalin Kadelli, ka premtuar se do të negociojë me Ministrinë e Financave, në ndihmë të tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/