Kokëdhima mbron kreun e qarkut të Vlorës, hedh poshtë akuzat e opozitës ndaj Sadrit Danaj

2015-08-22 1

Deputeti i Vlorës Koço Kokëdhima e ka cilësuar si zgjidhjen e duhur, por të vonuar zgjedhjen e Sadrit Danajt, si kryetari i ri i këshillit të Qarkut. Sipas tij kjo është e drejtë pasi e majta ka shumicën në këshill.
"Pretendimet dhe shpifjet që u rezervuan për figurën e Sadritit erdhën që në muajin janar dhe në këtë muaj, në pavarësisht njohjeve që kishim për të, bëmë të gjitha verifikimet e nevojshme, morëm dëshmitë e penalitetit nga Ministria e Drejtësisë së Italisë qysh në 24 shkurt të këtij viti. Mbi këto proçedura trasparente dhe korrekte, ndodhën ato zgjedhje si në Bashkinë e Vlorës, si dhe në Këshillin e Qarkut, të cilat u mirëpritën nga të gjitha forumet e koalicionit tonë", u shpreh Koço Kokëdhima
Deputeti i Vlorës, Kokëdhima, i ka bërë këto komente gjatë vizitës së panairit lëvizës, ku biznese të ndryshëm jo vetëm vendase, por edhe nga shtetet fqinjë ballkanike, promovuan produktet e tyre.
Për Kokëdhimën, ky panair tregon se qeveria po i kushton vëmendje të veçantë biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/