Zjarri shkrumbon 3 banesa në Fier dhe Malësinë e Madhe, s'ka të lënduar

2015-08-22 1

Tri banesa janë përfshirë nga flakët brenda 24 orëve në Fier dhe në Malësinë e Madhe, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Në Fier dy banesa të katit të parë të një ndërtese dy katëshe janë përfshirë nga flakët mengjesin e se hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit ne lagjen "Liri" te qytetit te Fierit.
Në momentin e rënies së zjarrit familjarët kanë qenë brenda në banesë por fatmirësisht nuk ka të lënduar duke qenë se jane larguar menjeherë nga banesa. Pronarët e këtyre dy banesave janë shtetasit Luli Xhafa dhe Liri Lulaj.
Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mjetet zjarrefikëse të cilat kanë patur mundësi vetëm të izolojnë zjarrin për të mos u përhapur në banesat e tjera perreth.
Zjarri i rënë në të dy banesat ka djegur çdo orendi shtepiake duke shkrumbuar gjithçka në dy banesat e nderteses dy katëshe në lagjen "Liri" te qytetit te Fierit.
Ndërkohë ditën e djeshme (e dielë 8 qershor) është djegur një banesë në fshatin Pjetroshan në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe. Shtëpia në pronësi të Gjelosh Rraposhit është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikëset por edhe banorët.
Nga informacionet dyshohet se shkak i rënies së zjarreve në banesë në Fier dhe në Malësinë e Madhe është shkëndija elektrike.
Ne video pamjet pa koment nga banesat e djegura ne Fier)
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange