Greva e ish të përndjekurve në ditën e 13-të, drejtuesi i grevës dërgohet në spital

2015-08-22 0

Tirane-Në ditën e 13-të grevës së urisë së ish-të përndjekurve, drejtuesi i saj Fatmir Hoxha rreth orës 10:30 është dërguar për mjekim ne spital.
Ndërkohë me herët nëpërmjet një deklarate për media nga çadra e vendosur para Parlamentit në krah të godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë, ish të përndjekurit u shprehën të vendosur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave që kanë të bëjnë me hapjen e dosjeve të ish sigurimit komunist, ngritjen e një komisioni për gjetjen e varreve të 4000 të pushkatuarve nga Komunizmi, si dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve brenda dy vitesh.
Ata denononcojnë dhe qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet por edhe ka larguar shërbimin mjekësor në ndihmë të grevistëve.
"Kemi 13 ditë në grevë urie dhe jemi të lodhur dhe të kërcënuar. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka negociuar me ne. Me urdhër të Edi Ramës këto shtojnë vendosmërinë dhe përshkallëzimin e protestave tona." tha sot në mëngjes në një deklaratë për shtyp një prej përfaqësuesve të grevës së urisë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/