A1 Report - Turqi, dy kurde vriten gjate protestave me forcat qeveritare

2015-08-22 1

TURQI - Dy protestues kurdë kanë humbur jetën nga plagët e marra gjatë përleshjeve me forcat qeveritare në juglindje të Turqisë. Ata po protestonin kundër planeve të qeverisë për të ndërtuar kazerma të reja në krahinën e Diyarbakirit. Një turmë demonstruesish hodhën bomba benzine ndaj forcave të sigurisë. Palët akuzuan njëra-tjetrën se hapën zjarr. Ndërtimi i kazermave të reja në zonat me shumicë kurde shihet si një kërcënim ndaj procesit të paqes, i cili nisi në vitin 2012 në një përpjekje për t'i dhënë fund kryengritjes 30 vjeçare të rebelëve kurdë të Partisë së Punëtorëve, e cila ka marrë jetën e të paktën 40 mijë personave. Protestat kundër kazermave të reja u intensifikua gjatë javëve të fundit. Ato po zhvillohen para zgjedhjeve presidenciale, të cilat kryeministri Rexhep Taip Erdoan pritet t'i kundërshtojë me forcë.

Free Traffic Exchange