A1 Report - Vatikan, Papa Françesku bashkon ne lutje Izraelin dhe -Palestinen

2015-08-22 0

VATIKAN - Papa Françesku do të bashkojë liderët e Izraelit dhe Palesitnës në një takim të pashembullt lutjeje në Vatikan. Presidenti izraelit Shimon Peres dhe homologu i tij palestinez Mahmoud Abbas do të bashkohen në lutjet e tyre për paqe në Lindjen e Mesme. Papa Françesku i ftoi liderët e dy vendeve në udhëtimin e tij të fundit në Tokën e Shenjtë. Ai theksoi se Vatikani nuk po përpiqet të përfshihet në negociatat për paqe midis dy palëve, të cilat dështuan në muajin prill, por u shpreh se shpresonte që takimi do krijonte një atmosferë e cila do të ndihmonte në rifillimin e bisedimeve. Zyrtarët e Vatikanit këmbëngulin se nuk ka asnjë arsye politike prapa ftesës së Papa Françeskut dhe nuk pritet asnjë nismë konkrete. Presidenti Abbas u shpreh gjatë një interviste se "ftesa e Papës ishte e guximshme. Me këtë lutje ne po i dërgojmë një mesazh gjithë besimtarëve të tre besimeve kryesore, por edhe besimeve të tjera, se ëndrra për paqe nuk duhet të vdesë, u shpreh Abbas. Ndërsa presidenti Peres tha se "thirrja shpirtërore ishte shumë e rëndësishme dhe ndikonte tek realiteti. Shpresoj që kjo ngjarje, u shpreh më tej Peres, do të jetë një kontribut për promovimin e paqes mes dy vendeve dhe në të gjithë botën".

Free Traffic Exchange