Arbër Zaimi koordinatori i lëvizjes Vetëvendosja për Ora News u shpreh se zgjedhjet e 8 qershorit janë entuziaste. Vetëvendosja do të dyfishojë praninë në Kuvend, ndërsa hedh poshtë kategorikisht koalicionin me PDK-në. "Asnjë nuk mund të krijojë një shumicë të fortë. Dhe siç e kemi parashikuar një koalicion të gjerë. LDK dhe PDK dhe do ta nxirrte fytyrën e vërtetë që ishte një mision i pamundur. LDK do ja japë edhe një herë mandatin Thaçit, kjo është gjithcka e parashikuar. Ne jemi në qeverisje në Prishtinë nuk bëjmë kompromise për tu bërë lavatrice dikujt dhe të shpëlajmë imazhin e dikujt.