A1 Report - Përmbytje në qytetin Kismayo të Somalisë 3 fëmijë humbin jetën, dhjetra të pastrehë

2015-08-22 1

SOMALI - Personat e zhvendosur brenda vendit në Kismayo, një qytet portual, 528 km në jugperëndim të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, kanë apeluar për ndihmë të menjëhershme pasi u goditën nga përmbytjet.
Lumenjtë kanë zhytur banesat e tyre të improvizuara, duke vrarë 3 fëmijë brenda një jave.
Në kampin Tawakal, ndodhen mbi 350 familje shumica e anëtarëve të tyre janë fëmijë dhe gra të cilat kanë mbetur pa strehë, duke kaluar netët në të ftohtë, pa ushqim dhe strehim ndërsa shirat vazhdojnë.
Një nënë e katër fëmijëve thotë se fle në ujë. "Unë kam 4 fëmijë dhe ne kemi kaluar 8 netë të njëpasnjëshme në ujë. Ne jemi të pastrehë ditë e natë. Nuk e dimë se çfarë të bëjmë, kështu që nëse ju mund të bëni diçka për ne, ju lutem bëjeni sa më parë", apelon ajo.

Lumenjtë kanë ndërprerë jetën në kamp, duke lënë banorët në gjendje të vështirë.

"Përmbytja e rëndë na mori në befasi. Ne nuk kemi strehim, shkollë. Ne jemi të uritur. Natën, qëndrojnë në ujë dhe ne nuk kemi një vend për të fjetur. Ne jemi duke vuajtur shumë", bëjnë thirrje banorët e prekur nga përmbytjet.

Zyrtarët kanë vlerësuar situatën dhe do të merre masa se ku do të zhvendoset paraprakisht banorët, ndërsa deklarohet se është çuar ushqim dhe ushtarë në ndihmë të tyre.

(a.ç/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange