A1 Report - Boterori 2014, mberrin ne Brazil skuadra kombetare e Gjermanise

2015-08-22 2

BRAZIL - Skuadra gjermane e futbollit ka mbërritur në Salvador për Kupën e Botës, Brazil 2014. Lojtarët u nisën nga Frankfurti të shtunën në mbrëmje me një airbus të Lufthansës. Ndeshja e tyre e parë në Grupin G do të luhet më 16 qershor kundër Portugalisë në Salvador. Marco Reus, i cili shihej si një lojtar kyç për Gjermaninë në këtë Botëror, nuk do të marrë pjesë në këtë turne për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kyçit të këmbës gjatë ndeshjes me Armeninë. Ai është zëvendësuar nga Shkodran Mustafi. Pritshmëritë për skuadrën gjermane si gjithmonë janë të larta dhe ajo është një ndër skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës. Me Brazilin favorit, Bierhoff u shpreh se fitorja e Gjermanisë në këtë turne ishte ide e mirë, por shumë e vështirë për t'u arritur.
Pasi fitoi dy ndeshjet me Serbinë dhe Panamanë, skuadra braziliane e futbollit është e sigurtë për fitoren e Kupës së Botës që nis ditën e enjte. Skuadra është kthyer në fushën e stërvitjes në Rio de Janeiro përpara ndeshjes së tyre të parë. "Kur je në një garë duhet të tregohesh i vendosur, në mënyrë që të gjithë të kenë besim tek ti. Por në të njëjtën kohë ne kemi nevojë që gjithsecili të mbështesë skuadrën tonë", është shprehur trajneri brazilian Luiz Felipe Scolari. Ditët e fundit stërvitja e ekipit brazilian është fokusuar në forcimin e bashkëpunimit brenda skuadrës.