Zgjedhjet në Kosovë, Valmir Elezi për Ora News: Ja pse kemi më pak fletëvotimi se votues

2015-08-22 1

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për gazetaren e Ora News Klementina Cenkollari tha se të dhënat nga KQZ flasin për një pjesmarrje 10% deri në orët e mesditës, ndërsa pritet në orët në vijim të ketë një rritje të fluksit të votuesve, nisur dhe nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara.
"Të dhënat që kemi deri tani, janë të dhënat deri në mesditë flasin për një pjesmarrje 10%, apo 168.616 qytetarë me të drejtë vote që kanë hedhur votën e tyre. Duke pas parasysh edhe përvojën e zgjedhjeve të kaluara, pjesa e parë e ditës është më e zbehtë sa i përket pjesmarrjes. Fluksi, edhe KQZ pret që në vazhdim të ditës sidomos gjatë orëve të fundit të jetë më i madh dhe të kemi një dalje të kënaqshme të qytetarëve që hedhin votën e tyre. Krahasuar me zgjedhjet e fundit locale pjesmarrja është përafërsisht e njëjtë, por për të ditur numrin e saktë duhet të presim dhe pak çaste pasi në orën 16:00 KQZ ka një konferencë tjetër ku do të bëjë të ditur të dhënat në lidhje me pjesmarrjen e votuesve në zgjedhje në 38 komunat e Kosovës"
Zëdhënësi i KQZ sqaroi dhe një herë vendimin e KQZ për të shtypur më pak fletvotime se numri i popullësisë me të drejtë vote. Ai theksoi se për çdo rast ka fletëvotime rezervë në komisionet komunale zgjedhore.
"Nuk ka mungesë të fletvotimeve pasi nuk kemi ndonjë qytetar me të drejtë vote që ka shkuar në vendvotim dhe nuk ka pasur mundësi të votojë për shkak të mungesës së fletvotimeve. Një vendim i tillë i KQZ që të dërgojë më pak fletvotime nëpër vendvotime ka ardhur pas analizave të KQZ duke pasur parasysh trendin e pjesmarrjes së votuesve në zgjedhjet ekaluara. Nuk ka asnjë gje për shqetësim, është një vendim i mirëmenduar. Në rast se do ketë pjesmarrje të lartë të qtyetarëve ka fletvotime rezervë në komisionet komunale zgjedhore, në 38 komunat e republikës së Kosovës dhe menjëherë sapo të paraqitet nevoja që të ketë votime ata do të dërgohen në vendvotime dhe çdo qytetar do të mund të votojë".
Elezi foli dhe për zhvillimin e procesit në veri të vendit, ku nënvizoi faktin se deri më tani ka pasur një proces normal dhe pa incidente.
"Në pjesën veriore procesi po zhvillohet normalisht pa probleme. Të dhënat që kemi deri në mesditë në komunë e Leposaviqit 4.72 %, në Zubin Potok kemi një dalje 5.65%, në komunën e Zveçanit 6.39% dhe në komunën tjetër të pjesës veriore në Mitrovicën e Veriut kemi një dalje 4.40%".

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange