Plazhi më i madh në veriun shqiptar, plazhi i Velipojës këtë fundjavë ka qenë i mbushur me pushues të shumtë.
Qytetarë nga Shkodra dhe pushues nga Kosova e Mali i Zi, janë dyndur në këtë pikë turistike, duke shijuar ujin e kaltër dhe rrezet e diellit.
Por ndërsa në Velipojë atmosfera është e qetë, për një pjesë të pushuesve nga Kosova, mendja dhe veshët janë në vendlindjen e tyre, atje ku prej orëve të para të mengjesit ka nisur proçesi i votimit.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/