Hashim Thaçi është Kryeministri në detyrë i Republikës " /> Hashim Thaçi është Kryeministri në detyrë i Republikës "/>

Ja kush janë liderët, që garojnë të fitojnë zgjedhjet në Kosovë

2015-08-22 1

1. HASHIM THAÇI OSE "MISIONI RI"
Hashim Thaçi është Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Ai ka përfunduar mandatin e dytë në krye të qeverisë në Prishtinë, ndërsa garon në zgjedhjet e kësaj të diele për një mandat të tretë nën siglën "Misioni i ri".
2. ISA MUSTAFA
Isa Mustafa, lideri i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, është kandidati i kësaj force politike për kryeministër të ardhshëm të vendit. 63 vjecari, me profesion ekonomist, prej gati 30 vitesh, është një nga politikanët më aktiv të Kosovës, përvec viteve të emigrimit.
3. BEHXHET PACOLLI OSE "NA KRYEJME PUNE"
Behxhet Pacolli është një biznesmen i njohur në Kosovë dhe me gjërë si dhe një politikan, i cili garon për postin e kryeministrit në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Përpara angazhimit në politikë, Pacolli ishte i përqëndruar dhe vërtet i suksesshëm në rrugën e sipërmarrësit, veprimtari e cila shtrihet anembanë botës.
3. ALBIN KURTI
Albin Kurti është personi i cili e shndërroi atë që lindi si "Partia e rrugës" në një parti të mirëfilltë politike me disa deputetë në kuvendin e Kosovës. Ai njihet gjerësisht si veprimtar aktiv politik për çështjen kombëtare.
4. RAMUSH HARADINAJ OSE "DREJTIMI I RI"
Nga ushtar në politikan, ky ka qënë kapërcimi i bërë nga Ramush Haradinaj, dikur një udhëheqës i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, sot një politikan.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/