Lezhë, tregtarët takojnë kryebashkiakun: Do negocioj me Tatimet

2015-08-22 2

Lezhë - Një përfaqësi e tregtarëve që kryejnë aktivitetin në tregun e qytetit kanë zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Lezhës. Mësohet se kryetari i bashkisë ka deklaruar mbështetjen e tij ndërsa ka shtuar se do të marrë përsipër të negociojë me Drejtorinë e Tatimeve për të ulur barrën fiskale.
" Do marr përsipër të ulet barra fiskale dhe do të verifikojmë dhe tregjet e tjera nëse ka nisur një masë e tillë nga Tatimet" tha kryetari i bashkisë Tusha.
Tregtarët qëndrojnë prej 4 ditësh të izoluar në tregun e tyre pasi protestojnë ndaj tarifës që Tatimet kanë përcaktuar për regjistrimin e tyre si biznes.
Janë 150 tregtarë të tregut të lirë në Lezhë, pjesa dërrmuese gra, që flenë dhe kalojnë gjithë ditën këtu, prej 4 ditësh.
Lodhja dhe problemet shëndetësore kanë krijuar problemet e para për këta tregtare.
Mbrëmjen e kaluar dy gra janë dërguar me urgjencë në spital pasi ju ka rënë të fikët.
Për tu ardhur në ndihmë tregtarëve të ngujuar Drejtoria e Spitalit ka vendosur në dispozicion një autoambulancë. Që prej fillimit të kësaj proteste e deri më tani 6 gra janë dërguar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Lezhës përshkak të komplikacioneve me shëndetin.
Por pavarësisht kushteve të papërshtashme, tregtarët thonë se nuk lëvizin nga tregu pa gjetur një zgjidhje për problemin e tyre, ndërsa kërcënojnë se do t'i drejtohen grevës së urisë.
Tregtarët e Lezhës deklarojnë se nuk ka kthim pas në këtë protestë e se shumë shpejt do tu bashkohen familjet dhe fëmijet e tyre. Ata pretendojnë se nuk kanë mundësi të paguajnë një taksë 100 mije lekesh te reja si takse vjetore dhe vleren e sigurimit, pasi sipas tyre kjo eshte nje shifer e larte po te krahasohet me fitimin qe realizojne ata.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/