Kupa e Botës ka mbërritur në burgun e Perus ku në kuadër të një programi rehabilitimi për të burgosurit po zhvillohet një tur me siguri të lartë ndërmjet të burgosurve nga qytete të ndryshme të Brazilit. I modeluar në bazë të turneve të mëdhenj të futbollit, skuadra nga vende si Brazili, Franca dhe Kili po marrin pjesë në këtë program rehabilitimi për të ndihmuar personat që vuajnë dënimet në burgje të ri-integrohen sa më lehtë në shoqëri.
Zyrtari Brazilian, Francisco Eduardo Novello, u shpreh se çdo kush ka të drejtë për të marrë pjesë në një eveniment kaq të rëndësishmë si Kupa e Botës. "Këtyre njerëzve po u jepet kjo mundësi pasi ata janë persona që kanë patur probleme dhe kanë vuajtur dhe duan ta lënë pas këtë pjesë të jetës së tyre; ne po u japim mundësi të shohin përpara dhe të ri-integrohen sa më parë në shoqëri", ka përfunduar Novello.
Ata jo vetëm po tregojnë aftësitë e tyre në futboll por po hapin dhe ceremoninë e ndeshjeve miqësore kokë më kokë që do të zhvillohen mes të burgosurve të burgut të Limas dhe lojtarët e mëprashëm të Kupës së Botës të vitit 1970. Për shumë prej të burgosurve momentet në fushën e lojës janë një shans për të harruar të kaluarën e tyre.
"Fatmirësisht ne po na jepet një mundësi për t'ja dalë mbanë dhe për të harruar gjithçka të keqe që na ka ndodhur" shprehet i burgosuri Juan Loayza.
Ashtu si dhe Kupa e Botës që realizohet nga FIFA në Brazil dhe ky turne bëhet për të siguruar të ardhura për të përfshirët në këtë program rehabilitimi. Të burgosurit kanë përgatitur kekë specialë dhe kanë prodhuar suvenire për tua shitur publikut që do t'i suportojë gjatë këtij projekti.