Vlorë -- Policia e Vlorës ka kapur 600 kg drogë, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kuç -- Vlorë.
Efektivët e Sektorit Kundër Narkotikëve bënë të ditur se pas hetimeve 1-mujore u krye operacioni i koduar "Weekend" që bëri të mundur që në afërsi të Kuçit të kapej dhe sekuestrohej një kamionçinë me targa AA 396 IU dhe një kamion Opel me targa VL 3743 B, brenda të cilit u gjet një sasi prej rreth 600 kg drogë, fshehur në dyshemenë e automjetit.
Në kuader të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 personave që transportonin dhe shoqëronin lëndën narkotike: Dorian Hametaj, Viron Sadikaj dhe Besnik Bushi, banues në Kuç dhe Vlorë.
Lënda narkotike ishte siguruar në Lazarat dhe do të transportohej në drejtim të Vlorës me qëllim trafikimin më tej në Itali.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/