Kosova sot zgjedh, Jahjaga: Përcaktoni të ardhmen tuaj, Votojnë Thaçi, Haradinaj e Isa Mustafa

2015-08-22 0

Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rreth 1 milionë e 782 mijë e 454 persona me të drejtë vote janë thirrur për të votuar ndërmjet 30 subjekteve politike të regjistruara.
Deri në orën 10:00 tre kandidatë për kryeministër, kreu aktual i qeverisë dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi, kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kreu i AKR-së kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Gazetarja e Ora News, Klementina Cenkollari raporton nga Prishtina se qendrat e votimit janë hapur pa probleme.
Në orën 10: 19 minuta votoi dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Pas votimit në sallën "1 Tetori" Prishtinë Jahjaga i bëri thirrje qytetarëve në cdo cep të shtetit të marrin pjesë në zgjedhje.
"Sepse vetëm kështu do i ndihmojmë vendit dhe do përcaktojmë të ardhmen e vendit. Këto zgjedhje dëshmojnë demokratizimin e shoqërisë"
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka qenë e para që ka votuar duke hapur simbolikisht dhe procesin e votimit. Procesi deri në orën 10:00 ka ecur normalisht me përjashtim të një incidenti që ndodhi në Prizren, ku një votuese s'u la të votonte.
Votojnë kandidatët për kryeministër
Kreu i PDK-së Hashim Thaçi, votoi në shkollën "Faik Konica" të Prishtinës: "Unë sot votova numrin 58, votova për Misionin e Ri, asht siç do të votojë e gjithë Kosova", ka thënë Thaçi pas votimi
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar në orën 9:45 në qendrën e votimit nr5. Ai deklaroi pas votimit se "besoj se do të fitojnë qytetarët e Kosovës dhe do të doja që te gjithe ata te dalin te votojne per qeverisjen e tyre. Une shpresoj qe zgjedhjet te jene te mira, te rrezullta, qe te japin rezultatet e tyre."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange