Rreth 1000 rrënjë bimë kanabis sativa të "fshehura" në një terren të thyer malor e mjaft të vështirë për t'u kaluar nga njeriu, dhe të mbjella në 7 parcela të fshatrave të zonës që njihet si Lumi i Vlorës, janë asgjësuar ditën e djeshme.
Këto parcela të mbjella në këto zona të thella, bëhen dëshmi se Lazarati nuk është i vetmi "kryeqytet" i drogës, i cilësuar si njëzëri nga mediat ndërkombëtare si "Kolumbia shqiptare". Në Vlorë ndoshta ka filluar të lulëzojë një "Lazarat i vogël".
Grupi i xhirimit të televizionit "A1 Report" ka udhëtuar së bashku me efektivët e Policisë së qytetit bregdetar për të parë nga afër procesin e asgjësimit të lëndës narkotike të mbjellë në këto zona.