KALIFORNI- Një lule e rrallë ekzotike e njohur si "Mbretëresha e Andeve" ka nisur të çelë në Kopshtin Botanik të Universitetit të Kalifornisë në Berkley, Kalifornia. Çelja e kësaj luleje është shumë e rrallë dhe mendohej se ndodhte njëherë në 80-100 vjet por kopshtarët e kopshtit botanik, tregojnë se ajo në fakt ka çelur 24 vjet pas mbjelljes në këtë kopsht. Ndonëse ende nuk ka arritur procesin e plotë të çeljes pritet që kjo të ndodhë brenda 2 deri në 4 javësh.
Nga koka lulja e gjatë ngjason me një pemë palme dhe del si kërcell nga pjesa e një luleje të ngjashëm me kaktuset, me gjethe të shumta rreth e rrotull.
E pllenuar nga zogj të ndryshëm në kopësht, lulja pritet të rritet deri në 9 metra dhe të prodhojë 30,000 lule kur arrin lulëzimin e saj të plotë. Lulja është rritur nga një filiz i sjellë nga kopshtet botanike të Bolivisë në 1990 dhe është pjesë e bimëve më të mëdha "bromeliad" në botë. Të interesuarit mund ta shikojnë zhvillimin e lules nga një platformë e vendosur pranë lules.
Ky është lulëzimi i dytë i Puya-s në kopshtet e Berkeley-t. Sipas përgjegjësve të kopshtit herën e parë që një lule Puya çeli në 1980-ën tërhoqi qindra vizitorë kureshtarë.