Merkel: Perspektiva e Ballkanit perëndimor në BE, e qartë

2015-08-22 0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se vendet e Ballkanit perëndimor kanë një prespektivë të qartë për të hyrë në BE, ndonëse rruga e tyre do të jetë e gjatë, në një komunikatë të publikuar sot.
"Ne e mbështesim aderimin e tyre. Shumë thjesht, ne besojmë se ne nuk fitojmë asgjë nëse kriteret nuk repektohen. Dhe ka kritere shumë të qarta për etapat e afrimit drejt BE-së", the Merkel, që do të presë të mërkurën në Berlin kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.
"Kritere të qarta, respektim i traktateve, atëherë prespektiva e Ballkanit perëndimor është e qartë", deklaroi Merkel.