Edhe një risi në ministrinë e shëndetësisë

2015-08-22 3

Ministria e Shëndetësisë me SMS porosi do t'i përkujtoj mjekët për mundësitë e projektit "Vizita ime". Ministri Nikola Todorov nuk përmendi gjobat për mjekët e Qendrës Klinike në Shkup, të cilët i kthyen pacientët për udhëzimet nga mjekët amë, edhe pse nga muaji shkurt edhe specialistët mund të japin udhëzime për hospitalizime dhe kontrollime plotësuese. Pas denoncimeve nga qytetarët, Fondi i Sigurimit Shëndetësor konstatoi parregullsi të tilla në 10 klinika.

"E di se javën e kaluar kemi pasur vetëm një mesazh të tillë për këtë temë, i përkujtuam mjekët se kur bëhet fjalë për dërgimin e serishëm të pacientëve nga njëra në klinikën tjetër, nuk duhet t'i kthejnë pacientët tek mjeku amë, por duhet të veprojnë, në kuadër të sistemit "Vizita ime". Kështu do të zvogëlohet keqtrajtimi i pacientëve, por do të rritet edhe efikasiteti i sistemit shëndetësor", deklaroi Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht, 26 qytetarë u ankuan tek Fondi se për hospitalizim në klinikën e njëjtën ose në një tjetër, apo për të bërë kontrollime plotësuese, ishin kthyer në vendbanimet e tyre tek mjekët amë. Tani për tani nuk ka paralajmërime për sanksione për mjekët, por do të ketë gjoba për klinikat -- deri në dy mijë e gjysmë euro. Përndryshe, ministri Todorov promovoi dy aparate të reja të Klinikës së Neurologjisë, me një vlerë prej 100 mijë euro. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange