Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në muajt në vazhdim duhet ta konkretizoj bindjen e tij deklarative sa i përket euro-integrimeve përndryshe do të humb besimin tek elektorati dhe ndërkombëtarët me çka do të tregoj se është i pafuqishëm në koalicion. Kështu komentojnë për Alsat, analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, deklaratën e fundit të Ahmetit i cili pranoi heqjen dorë nga gjuha, për hir të euro-integrimeve. Ramadani tha madje se BDI-ja duhet ta shfrytëzojë situatën kur LSDM-ja është jashtë parlamentit pasi kjo shkon në favor të partisë së Ahmetit, duke relativizuar edhe numrin e madh të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
"Këto muaj të ardhshëm, lideri i BDI për të gjitha që i ka deklaruar dhe e përcjell si porosi duhet ta kontertiozj dhe të vë në praktik dhe në njëfarë mënyre të manifestoj fuqin politike brenda koalicionit tek e fundit duke krijuar edhe krizë politike", tha Ismet Ramadani, analist.
Për analistin Nano Ruzhin kjo është porosi edhe te partneri i koalicionit për zgjidhjen e çështjes së emrit.
"Në një farë mënyre të butë dëshiron të ia bëj me dije partnerëve të koalicionit shihni çfarë mund të bëni, pasi, kur unë sakrifikoj përdorimin e gjuhës shqipe, ju mund të sakrifikoni diçka për çështjen emrit. Mendoj se nga ana tjetër ai nuk ka reagim adekuat pozitive nga pala maqedonase, dhe vet e ka të qartë se Grueski është i interesuar para së gjithash për pushtet", u shpreh Nano Ruzhin, analist.
Analistët, me komente të ndryshme sa i përket porosive të fundit të komisionarit për zgjerim të BE-së i cili ftoi opozitën të kthehet në parlament si dhe kërkoi nga kryeministri Gruevski të përmbush rekomandimet e OSBE dhe ato të raporteve të progresit nga KE-ja. Për Ramadanin, kjo është tipike për politikën evropiane, ndërsa për analistin Nano Ruzhin, deklarata është rutinë për shkak të skadimit të mandatit të Fyles.
"Komisionari Fyle e adreson përgjegjësinë në qeveri dhe ajo përgjegjësi mbetet më tutje, kërkesa për kthimin e LSDM në parlament mendoj se është sa për ta thënë për faktin se Fyle njëherë e ktheu LSDM në parlament dhe nga ajo nuk doli diç më e mirë", theksoi Ismet Ramadani, analist.
"Ajo është një deklaratë rutinë e cila praktikisht është përshkuese dhe nuk tregon ndonjë kreativitet më të madh nga ana e Fyles por thjesht një porosi: kthehuni dhe funksiononi. Megjithatë edhe vet Fyle e ka të qartë se pas dështimit të marrëveshjes së marsit e cila erdhi si rezultat i dëbimit të deputetëve nga parlamenti në dhjetor 2012, pushteti ka përgjegjësi për mosfunksionimin e demokracisë në Maqedoni. Ai sërish kërkon të krijohen parametrat bazë për dialog mes pozitës dhe opozitës. Ai akoma nuk e di nëse do të jetë komisionar dhe tani për tani, kjo është deklarata më optimale që mund të jepte, pa strese dhe pa befasi të caktuara për mendimin publik në Maqedoni", tha Nano Ruzhin, analist.
Sipas Nano Ruzhinit, porosi negative drejt Maqedonisë ishte edhe fakti që Fyle vizitoi Shqipërinë ndërsa në Maqedoni dërgoi një nga ndihmësit e tij. Gjyltene...