A1 Report - Lushnje, asgjesohen 30 rrenje kanabis,policia heton për kultivuesit

2015-08-22 1

LUSHNJË - Policia e Lushnjës ka asgjësuar rreth 30 rrënjë bimë të llojit kanabis sativa në fshatin Dushk Can. Sipas policisë bima narkotike ishte e mbjellë në një sipërfaqe pyjore toke shtet.

Policia ka zbuluar sipërfaqen e mbjellë gjatë kontrolleve që po ushtron në çdo zonë pyjore në rrethin e Lushnjës.
Bimët ishin të rritura rreth 1 metër gati për vjelje. Madje pranë tyre policia ka gjetur bidonat me ujë që përdoreshin për vaditje dhe sistem të vaditjes me pika.

Dyshohet se kjo sipërfaqe mund të jetë përdorur edhe herë të tjera për kultivimin e bimëve narkotike. Nuk dihen se cilët janë pronarët e kësaj sipërfaqeje prej 50 metër katrorësh e mbjellë me kanabis, ndaj sipas policisë së Lushnjës po punohet në disa drejtime për gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Rreth 30 rrënjë bime të llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Lushnjës në fshatin Dushkan. Policia ka zbuluar sipërfaqen e mbjellë, gjatë kontrolleve që po ushtron në çdo zonë pyjore në rrethin e Lushnjës.

Free Traffic Exchange