A1 Report - Ndodh edhe keshtu! Te marrësh diplomën e gjimnazit 89 vjeç

2015-08-22 1

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore i quajtur John P. Kupchella ka marrë diplomën e shkollës së mesme në moshën 89-të vjeçare. Atij ju desh të largohej në vitin e dytë të shkollës së mesme nga gjimnazi ku ishte regjistruar në Pensilvani për të ndihmuar mamanë e tij pasi kishin probleme ekonomike.

"Unë isha i gatshëm të bëja gjithçka për nënën time, pasi kushtet ishin të tilla dhe ndihma ime ishte shumë e nevojshme që ajo mos të kishte më telashe me paratë", rrëfen Kupchella. "Më pas detyra patriotike më thërriste dhe u detyrova të shkoja në luftë, duke hequr dorë përfundimisht nga mbarimi i shkollës," tregon më tej ai.

Kupchella ju bashkua ushtrisë amerikane duke shërbyer si ushtar në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk u largua më prej saj për 70 vitet e ardhshme.
Ai është një ndër studentët e parë që mori një diplomë nderi në gjimnazin e Luginës së Blacklick nëpërmjet operacionit "Mirënjohje" të programit federal.

Free Traffic Exchange