A1 Report - Estoni, grumbullimi më i madh i motorrave Harley-Davidson

2015-08-22 1

Rreth 10,000 motorristë Harley-Davidson janë vendosur në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn, për të marrë pjesë në grumbullimin më të madh të bandave entuziaste në Super Rally-n. Eventi që shënon jubileun e 40 të Super Rally-t, zhvillohet nga data 5 në datën 9 qershor dhe motorristët me lëkurë të zezë kanë nisur festimet e kësaj gare si pronarët e motorrëve më të njohur në botë.

Presidenti i klubit belg të Harley-Davidson, Rudy Wieme, tha se ua sygjeron të gjithëve blerjen e një Harley pasi nuk është vetëm një motorr, është një stil jetese, është një shoqëri, është gjithçka për to. Ndonëse i madh në moshë ai tregon se ndihej ende i ri vetëm falë motorrit të tij.

Ndërsa një tjetër i pasionuar pas motorrave, Kirkegaard nga Danimarka, u shpreh se çdokush mund ta personalizojë motorrin e tij duke e ndryshuar dhe modikufikuar sipas shijes së tij.

Zhurma e Harley-Davidson nuk mund të tërheqë këdo, por për ata që marrin pjesë në këtë grumbullim ajo është gjithçka për ta.
"Është muzikë për veshët e mi, skam mënyrë tjetër për ta përshkrua, thjesht e dashuroj" shprehet motorristja finlandeze Anne Boujane. Harley-Davidson u krijua në Milwaukee, Virginia në dekadën e parë të shekullit të 20-të.

Free Traffic Exchange