Strasburgu ngrin dosjet, Qeveria 1 vit kohë të zgjidhë hallet e pronarëve

2015-08-22 2

Tirane- Strasburgu ka ngrirë për një 1 vit të gjitha dosjet e pronave shqiptare që kanë pushtuar Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Vendimi i publikuar u përshëndet menjëherë në rrjetet sociale nga kryeministri Rama.
"E shpetuam vendin nga gropa që na la papërgjegjshmëria e paraardhësve." Shkruajti Rama.
Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë Idlir Peçi pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me këtë vendim.
Vendimi do të marrë formën përfundimtare me 17 qershor por Këshilli i Europës e ka përcaktuar verdiktin në mbledhjen e ministrave të vendeve anëtare reflektuar në një deklaratë finale.
"Përshëndesim miratimin zyrtar të planit të veprimit për krijimin e një mekanizmi efektiv të kompensimit, duke e bërë planin e veprimit të detyrueshme për shtetin shqiptar, dhe vëmë në dukje me kënaqësi se masat e parapara janë duke u miratuar në përputhje me dispozitat.
Në kuadrin e afatit të përgjithshëm të paraparë për zbatimin e këtij mekanizmi, inkurajuar fuqimisht autoritetet të intensifikojnë përpjekjet e tyre me qëllim të reduktimin këtë kornizë kohore sa më shumë të jetë e mundur"
Me këtë vendim qeveria shqiptare ka kohë deri në vitin 2015 që të identifikojë të gjithë problematikat me pronat dhe të synojë zgjidhje pa ndërhyrjen e gjykatës së Strasburgut.
Ky është lajm i mirë për të gjithë ata ish-pronarë që në 23 vjet janë endur në gjykata. Nëse ky vendin do adoptohet dhe nga gjykata, do shohin një dritë jeshile për zgjidhjen e çështjeve të saj. Shpresojmë të vendoset kjo gjë"
Pas një viti nëse qeveria do arrijë të zbatojë planin për pronat atëherë në fund të vitit 2015 do të krijohen kushtet e duhura për të bërë një kthim real të tokave të ish-pronarëve që qëndrojnë prej vitesh në dyert e drejtësisë për të marrë atë që u takon.

oranews online